Nënshkruhet kontrata, mbi 700 mijë euro për renovimin e Hemodializës në QKUK

18:45 | 24 Maj 2026
nenshkruhet-kontrata,-mbi-700-mije-euro-per-renovimin-e-hemodializes-ne-qkuk

Sipas njoftimit zyrtar, operatori ekonomik fitues është MBB Construction SH.P.K., ndërsa vlera totale e kontratës arrin në 706 mijë e 922 euro.

Projekti do të financohet nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë 24 muaj.

Sipas dokumentit, në këtë aktivitet prokurimi kanë aplikuar gjashtë operatorë ekonomikë, por vetëm një tender është shpallur i përgjegjshëm

Kontrata është nënshkruar më 20 maj 2026./IO

Komento: