Osmani falënderon bashkatdhetarët në Zvicër: Folën zemrat e shqiptarëve që s’u dorëzuan kurrë

09:40 | 25 Maj 2026
osmani-falenderon-bashkatdhetaret-ne-zvicer:-folen-zemrat-e-shqiptareve-qe-s’u-dorezuan-kurre

Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohje për bashkatdhetarët që e pritën dje në Zvicër.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se nga Zvicra dje folën zemrat e shqiptarëve që kurrë nuk u dorëzuan për atdheun e tyre, Kosovën.

“Nga Zvicra dje folën zemrat e shqiptarëve që kurrë nuk u dorëzuan për atdheun e tyre, Kosovën. Faleminderit bashkatdhetarëve tanë për mikpritjen e sinqertë, besimin e fortë, sakrificën dhe qëndresën ndër vite”, ka shkruar Osmani.

Komento: