Hyn në fuqi ligji i ri për shtetësinë në Kosovë

12:35 | 25 Maj 2026
hyn-ne-fuqi-ligji-i-ri-per-shtetesine-ne-kosove

Ligji i ri për Shtetësinë e Republikës së Kosovës ka hyrë sot në fuqi, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në procedurat për marrjen dhe rifitimin e shtetësisë.

Sipas tij, ligji i ri synon të lehtësojë dhe modernizojë procesin e aplikimit, duke reduktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe duke shkurtuar ndjeshëm afatet e shqyrtimit të kërkesave.

Një nga ndryshimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për qytetarët që janë detyruar të heqin dorë nga ajo për arsye objektive.

Tashmë, nga dokumentet e kërkuara më parë, mjaftojnë vetëm kërkesa e plotësuar dhe dëshmia se aplikuesi nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë në shtetin ku jeton.

Po ashtu, aplikimi për shtetësi mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit është ulur nga 6 muaj në vetëm 30 ditë.

Ligji është miratuar më 23 prill 2026 në Kuvendin e Kosovës dhe konsiderohet si një nga reformat më të rëndësishme në këtë fushë për diasporën.

Komento: