I jepet lamtumira e fundit të riut nga Istogu që humbi jetën në vendin e punës

17:44 | 22 Dhjetor 2018

Janë shtuar rastet ku njerëzit po humbin jetën në vendin e punës.

Shumë qytetarë janë mbledhur sot në fshatin Kovragë të Istogut, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të riut, Filonid Belegu.

25 vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e punës, kur edhe aksidentalisht ai humb kontrollin mbi veturën dhe përfundon jashtë rrugës duke e lënë atë pa shenja jete.

Sot, familja Belegu bashkë me miq e shokë të të ndjerit, i dhanë lamtumirën e fundit të riut.

Ata e kujtojnë atë si djalë të urtë dhe që punonte për familjen.

Sipas Policisë, i nderi derisa po drejtonte mjetin e punës, humbi kontrollin duke u rrokullisur, ku edhe humbi jetën 25-vjeçari Belegu.

Komento: