Armend Zemaj merr përkrahje të madhe në Lugu të Baranit

12:00 | 26 Maj 2026
armend-zemaj-merr-perkrahje-te-madhe-ne-lugu-te-baranit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Lugu të Baranit, ku është pritur me mbështetje dhe entuziazëm të madh në kuadër të fushatës zgjedhore.

Gjatë takimit, Zemaj ka bashkëbiseduar me banorët për programin dhe vizionin e tij politik, ndërsa qytetarët kanë shprehur përkrahjen e tyre për kandidaturën e tij dhe për Lidhjen Demokratike e Kosovës.

Takimi në Lugu të Baranit u karakterizua nga pjesëmarrje e madhe dhe atmosferë pozitive, duke dëshmuar mobilizimin e mbështetësve në këtë zonë./Gazeta10

Komento: