Takim historik, Sinani: Zëri i Luginës u dëgjua te ata që marrin vendime të mëdha

15:55 | 26 Maj 2026
takim-historik,-sinani:-zeri-i-lugines-u-degjua-te-ata-qe-marrin-vendime-te-medha

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, është takuar sot me dy kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, që vizituan Luginën.

Sinani takimin e quajti historik.

“Zëri i Luginës së Preshevës sot u dëgjua te ata që marrin vendime të mëdha”, deklaroi e para e Preshevës.

Dyshja amerikane sot u prit në takim edhe në Këshillin Shqiptar të Luginës së Preshevës, konkretisht nga kreu i saj Enkel Rexhepi dhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Self dhe Subramanyam, nesër do të ndalen për një vizitë edhe në Kosovë.

Komento: