100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

17:00 | 26 Maj 2026
100-euro-per-studentet,-hapet-aplikimi,-murati:-duhet-te-behet-permes-e-kosova

Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, ka bërë të ditur se është hapur aplikimi për studentët për ndarjen e 100 eurove.

Murati ka njoftuar se aplikimi duhet bëhet përmes platformës E-Kosova.

‘‘Aplikimi për studentë tashmë është i hapur në platformën e-Kosova tek shërbimet Kategoria Familja . Pra hyni në E Kosova, shërbimet Kategoria Familja, aty mund të gjeni formularin për aplikim. Aplikimi mbetet i hapur deri me 5 qershor’’, ka thënë ai.

Komento: