
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se ka mbetur i vrarë Agron Hajdari, rreth 40-vjeçar, i njohur me nofkën “Redulla”.
Indeksonline mëson se viktima ishte emër i njohur për policinë.
Lajmin për vrasjen e nje personi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Enis Pllana.
“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Pllana.