Goditi këmbësorin për vdekje, i dyshuari arratiset, vetura e tij mbeti në vendngjarje: Prokuroria me detaje për ngjarjen në Pejë

13:45 | 28 Maj 2026
goditi-kembesorin-per-vdekje,-i-dyshuari-arratiset,-vetura-e-tij-mbeti-ne-vendngjarje:-prokuroria-me-detaje-per-ngjarjen-ne-peje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku një veturë ka goditur për vdekje një person.

Lidhur me këtë rast, për Kosova Live, është deklaruar Shkodran Nikçi, nga prokuroria Themelore e Pejës.

‘’Një veturë dyshohet se ka goditur viktimën, i cili për fat të keq nuk ju ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën. Vetura është gjendur dhe sekuestruar, ndërkaq, bëjmë apel që të paraqitet në stacionin policor. Jemi duke punuar që ta lokalizojmë dhe arrestojmë. Shumicën e provave i kemi siguruar në vendin e ngjarjes’’, ka thënë mes tjerash.

Komento: