Limaj vendos sloganin e PDK-së në profilin e tij në Facebook

14:25 | 28 Maj 2026
limaj-vendos-sloganin-e-pdk-se-ne-profilin-e-tij-ne-facebook

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka vendosur sloganin e Partisë Demokratike të Kosovës në ballinën e profilit të tij në Facebook.

Kjo lëvizje e tij vjen pasi Limaj ka deklaruar publikisht mbështetjen për këtë parti dhe kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Stop krizës ndrysho Kosovën”, është slogani i PDK-së e cila e nis tubimin sonte nga sheshi i Ferizajt.

Komento: