Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa me 3 qershor në Prishtinë, takon Haxhiun, Kurtin e opozitën

14:45 | 28 Maj 2026
presidenti-i-keshillit-evropian-antonio-costa-me-3-qershor-ne-prishtine,-takon-haxhiun,-kurtin-e-opoziten

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Prishtinën më 3 qershor.

Përgjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Gjithashtu do të takohet edhe me krerët e partive opozitare.

“Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”, konfirmon Këshilli Evropian.

Kjo vizitë e Costas vjen në prag të Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Costa do të zhvillojë vizita edhe në kryeqendrat e tjera të rajonit.

Komento: