
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka vlerësuar kontributin e kontingjentit gjerman të KFOR-it në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Përmes një postimi, ambasada tha se kontingjenti gjerman vazhdon të shërbejë në misionin më jetëgjatë të Bundeswehr-it jashtë vendit.
“Kontingjenti gjerman i KFOR-it vazhdon të shërbejë në dislokimin më afatgjatë të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke kontribuar çdo ditë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajonin më të gjerë”, thuhet në postim