Vdes një person në Kamenicë, dyshohet se humbi ndjenjat derisa ishte duke punuar

09:45 | 29 Maj 2026
vdes-nje-person-ne-kamenice,-dyshohet-se-humbi-ndjenjat-derisa-ishte-duke-punuar

Policia ka njoftuar se një person ka vdekur të enjten rreth orës 17:46, në Kamenicë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.

Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë. Viktima është dërguar në QKMF ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Komento: