FSK paralajmëron ushtrim disa ditor në Gjakovë, do të zhvillohet “Ujku i Pamposhtur 01”

12:15 | 29 Maj 2026
fsk-paralajmeron-ushtrim-disa-ditor-ne-gjakove,-do-te-zhvillohet-“ujku-i-pamposhtur-01”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 31 maji deri më 5 qershor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë kësaj periudhe pritet të ketë lëvizje të konvojeve të FSK-së nga vendbazimet e saj në drejtim të rajonit të Gjakovës, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thotë FSK.

Komento: