Befasi! Milani dhe Arsenali afër marrëveshjes së madhe

12:48 | 16 Qershor 2019

Duket se Milani dhe Arsenali janë gati për marrëveshjen e madhe.

Skuadrat janë gati që të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e dy mesfushorëve.

Sipas raportimeve të medieve italiane [Corriere dello Sport], objektivi kryesor i Milanos këtë edicion është Lucas Torreira.

Çelësi për të arritur tek shërbimet e uruguaianit thuhet të jetë Franck Kessie, i cili mund të përdoret si pjesë shkëmbimi.

‘Rossonerët’ nuk e shohin lojtarin më si të paprekur dhe janë të gatshëm të ndajnë rrugët me të qoftë edhe për një shumë prej 30 milionë eurove.

Është trajneri Marco Giampaolo ai që e sheh Lucas Torreiran si një pjesë kryesore të planit të tij në ‘San Siro’.

Mbetet të shihet nëse dy skuadrat do të arrijnë të merren vesh për këtë mega shkëmbim.

Komento: