Osmani: Kosova qëndron e fortë sepse qëndrojnë të forta familjet e saj

14:20 | 31 Maj 2026
osmani:-kosova-qendron-e-forte-sepse-qendrojne-te-forta-familjet-e-saj

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani mbrëmë qëndroi në mes të qytetarëve në Obiliq te familjet Hashani e Isufi, e në Tavnik të Mitrovicës te familja Neziri, si dhe në Kqiq te familja Rushiti.

Sot përmes një postimi në Facebook, ajo tha se familjet tona janë themeli i shoqërisë sonë.

“Familjet tona janë themeli i shoqërisë sonë. Kosova qëndron e fortë sepse qëndrojnë të forta familjet e saj”, shkroi Osmani.

Komento: