Sadiku për debatin me Albin Kurtin: Qëllimi është informimi i publikut, jo përplasja

20:10 | 31 Maj 2026
sadiku-per-debatin-me-albin-kurtin:-qellimi-eshte-informimi-i-publikut,-jo-perplasja

 Moderatori Kushtrim Sadiku ka folur për reagimet që kanë nisur të shfaqen para debatit të paralajmëruar në emisionin “Politiko” me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe panelin e emisionit.

Duke sqaruar qëllimin e formatit, Sadiku tha se fokusi kryesor mbetet informimi i qytetarëve dhe ballafaqimi i ideve, e jo” përplasja personale mes pjesëmarrësve”.

“Ideja është që të marrim informacione në të mirë të publikut, që të ketë ballafaqim. Nuk kemi ardhur për ta kapur për fyti njëri-tjetrin. Ka pasur shumë kreativitet dhe mendoj se do të jetë një mundësi unike për shikuesin, kudo që jeton, në të gjitha platformat e mundshme: në Kanal 10, TV Radio 10, Gazeta10 dhe drejtpërdrejt në YouTube, ku do të kemi edhe një sondazh”, tha Sadiku.

Komento: