Demhasaj Sadikut: Dy projekte të mëdha energjetike duhet të adresohen në debatin me Kurtin

20:25 | 31 Maj 2026
demhasaj-sadikut:-dy-projekte-te-medha-energjetike-duhet-te-adresohen-ne-debatin-me-kurtin

Komentatori politik Arton Demhasaj ka kërkuar që në debatin e paralajmëruar në emisionin “Politiko” me kryeministrin në detyrë Albin Kurti të trajtohen dy projekte të rëndësishme për sektorin e energjisë në Kosovë.

Duke iu drejtuar moderatorit Kushtrim Sadiku, Demhasaj tha se pyetjet duhet të fokusohen në çështje që lidhen me investimet strategjike të vendit.

“Kisha pas qef që një pyetje ta bësh, që lidhet me dy projekte shumë të rëndësishme për Kosovën: projekti i termocentralit ‘Kosova e Re’, i cili u shkëput kontrata dy javë para se t’i skadonte mandati investitorit, për me tregu se a mundet me realizu investime e jo, e që pastaj Kosova i paguajti 21 milionë euro dëmshpërblim edhe mbetëm pa ‘Kosovën e Re’. Dhe pastaj projekti i dytë, gazi amerikan, një projekt i iniciuar nga Amerika që MCC e paguante diku 220 milionë euro dhe ai projekt u kthye mbrapa”, tha Demhasaj.

Komento: