
Komentatorja politike Fatime Hajdari në “Adresa me Arben Ahmetin” foli rreth debatit të paralajmëruar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti me analistë politikë në emisionin “Politiko”, duke thënë se pritet një përballje e fortë argumentesh.
Sipas saj, pjesëmarrja e dy zërave kritikë të qeverisjes së Kurtit e bën debatin më të rëndësishëm dhe më përmbajtësor.
“Dy nga zërat më kritikë të qeverisjes së tij, besoj që do të shohim një debat cilësor por edhe një përplasje cilësore, sepse nëse ka pasur kritika të vazhdueshme mbi qeverisjen e kryeministrit Kurti, besoj që është momenti që këto kritika t’i shpalosin sonte”, deklaroi Hajdari.