
Sipas informacioneve policore, pas raportimit për të shtëna nga persona ende të paidentifikuar, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja të armës-pistoletë kalibër 9 mm dhe një gëzhojë kalibër 7.65 mm.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve
“Prishtinë / 02.06.2026-19:21. Pas raportimit per disa të shtëna me armë zjarri nga person-a të panjohur, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja të armës-pistoletë kalibër-9mm dhe një gëzhojë kalibër 7.65mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, ka njoftuar PK.