64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 prej tyre me të lënduar

09:30 | 03 Qershor 2026
64-aksidente-trafiku-ne-24-ore-ne-kosove,-25-prej-tyre-me-te-lenduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend.

Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 25 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar. Po ashtu, janë evidentuar 39 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë në trafik, policia ka shqiptuar 2.225 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.

Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona. Aktualisht, 9 persona ndodhen në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor.

Komento: