Përleshje mes dy personave në Malishevë, njëri goditet me mjet të fortë

10:45 | 03 Qershor 2026
perleshje-mes-dy-personave-ne-malisheve,-njeri-goditet-me-mjet-te-forte

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Malishevë ka përfunduar me lëndime trupore dhe arrestimin e njërit prej të përfshirëve.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të martën ku gjatë incidentit, njëri prej tyre dyshohet se e ka goditur tjetrin me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes veti dy meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete me ç’rast i dyshuari e ka goditur viktimën me një mjet të fortë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Komento: