Rastet e Ebola-s në Kongo bien ndjeshëm: nga mbi 1000 në 116, sipas OBSH-së

13:35 | 03 Qershor 2026
rastet-e-ebola-s-ne-kongo-bien-ndjeshem:-nga-mbi-1000-ne-116,-sipas-obsh-se

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rishikuar ndjeshëm poshtë numrin e rasteve të dyshuara për Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, duke e ulur nga mbi 1,000 në 116 raste të dyshuara dhe 321 raste të konfirmuara.

Sipas të dhënave të përditësuara deri më 31 maj, në shpërthimin aktual janë raportuar gjithsej 116 raste të dyshuara dhe 321 raste të konfirmuara. Gjithashtu janë regjistruar 48 vdekje dhe 6 të shëruar.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, sqaroi se kjo ulje e madhe e rasteve të dyshuara nuk do të thotë përkeqësim i situatës, por përkundrazi vjen si rezultat i testimeve dhe verifikimeve laboratorike. Shumë pacientë fillimisht të dyshuar kanë rezultuar se nuk kishin Ebola, por sëmundje të tjera ose thjesht ethe të zakonshme.

Virusi që po qarkullon në këtë shpërthim është një variant më i rrallë i Ebola-s, gjë që po e vështirëson reagimin, pasi nuk ka ende trajtime apo vaksina të synuara për këtë lloj specifik.

Ministria e shëndetësisë e Kongos tha se sfidat kryesore në përmbajtjen e shpërthimit në rajonin e largët përfshijnë zbulimin e hershëm dhe izolimin e shpejtë të rasteve, gjurmimin rigoroz të kontakteve, varrimet e sigurta dhe dinjitoze, si dhe forcimin e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në institucionet shëndetësore.

Komento: