
Festivali “Sunny Hill” ka publikuar emrin e artistit të radhës që do të ngjitet në skenën gjigante.
Bëhet fjalë për DJ-në me renome botërore, Pawsa, raporton IndeksOnline.
Pawsa do të jetë kryesues i listës së përformuesve, duke sjellë ritmet e rij në festivalin më të famshëm në Ballkan.
“Direkt nga pistat më të nxehta të vallëzimit në botë, në Prishtina.
Si një nga kryesuesit e “Sunny Hill”-it të këtij viti, Pawsa sjell ritmin e tij të pagabueshëm në festival.
Përgatituni për një set për të cilin nuk do të ndaloni së foluri”, deklaron “Sunny Hill”.
