PDK përmbyllë fushatën në sheshin “Skënderbeu”, Hamza: Ejani të gjithë t’i themi STOP krizës

16:20 | 03 Qershor 2026
pdk-permbylle-fushaten-ne-sheshin-“skenderbeu”,-hamza:-ejani-te-gjithe-t’i-themi-stop-krizes

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës së PDK-së të shtunën, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Hamza është shprehur se qytetarët do t’i thonë STOP krizës më 7 qershor duke e votuar numrin 125 – Partinë Demokratike të Kosovës.

“Qytetarë të dashur, të shtunën në ora 20:00, sheshi “Skënderbeu” është vendi i bashkimit tonë. Ejani të gjithë! Bashkë e përmbyllim fushatën. Bashkë e ndryshojmë Kosovën. Stop krizës. Ndrysho Kosovën. #PDK125”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Komento: