GAP sqaron pse taksa prej 10 eurosh është diskriminuese

18:45 | 03 Qershor 2026
gap-sqaron-pse-taksa-prej-10-eurosh-eshte-diskriminuese

Taksa komunale për vetura e cila ende mbetet e paqartë se a do të jetë prej 10 euro apo 2 euro, ka ngjallur reagime të shumta si nga opinioni publik, ashtu edhe nga shoqëria civile.

E lidhur me ketë temë, për emisionin GAZETA në Kanal 10 ka folur, Bekim Salihu nga Instituti GAP.

Ai ka theksuar se ky vendim është diskriminues, pasi e cenon frymën e kushtetutshmërisë, ku disa qytetarë favorizohen e disa diskriminohen.

“Ne kemi kërkuar që kjo praktikë të ndalet dhe mos të praktikohet ngase është diskriminuese, dhe si e tillë Komuna e Prishtinës i merr nga 20 milionë euro në vit, për faktin se është kryeqytet dhe do të duhej që këto rregullore të mbulohen pikërisht për grandin shtesë që e merr në emër te të qenit kryeqytet”, tha Salihu.

Ai ka kritikuar edhe gjuhën e kryetarit Përparim Ramës, duke e konsideruar si skandaloze.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Komento: