Arrestohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikimi i dokumenteve

18:50 | 04 Qershor 2026
arrestohet-nje-person-per-keqperdorim-dhe-mashtrim-ne-prokurim-publik-dhe-falsifikimi-i-dokumenteve

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorimin dhe mashtrimin në një aktivitet prokurimi për furnizime me pajisje në Policinë e Kosovës, sot është arrestuar një person.

Sipas dyshimeve fillestare, “i dyshuari me inicialet N.R, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së”.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftim.

Komento: