
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, është shoqëruar në Polici.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se në polici është shoqëruar edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Sipas tij, shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për dyshime për vandalizëm.