Fillon ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

13:30 | 05 Qershor 2026
fillon-ndertimi-i-ures-se-trete-mbi-lumin-iber,-kurti:-sa-me-shume-ura,-aq-me-e-forte-lidhja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se të enjten ka filluar ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sa më shumë ura të ndërtohen, aq më e fortë është lidhja.

“Me urën e re, e cila do të jetë 21.5 metra e gjerë dhe 65 metra e gjatë, afrojmë Zhabarin e Gushacin me Vidimriqin, dhe po ashtu revitalizojmë gjithë zonën përreth saj në kuadër të projektit zhvillimor për Ibrin”, tha kryeministri Albin Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Pas dy urave të ndërtuara vitin e kaluar, dje filloi ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se sa më shumë ura të ndërtohen, aq më e fortë është lidhja, duke sjellë më shumë liri të lëvizjes dhe qarkullim më të madh.

Komento: