Muja nënshkruan UA për mbështetjen e fermerëve përmes pagesave direkte – këto janë risitë për sivjet

15:50 | 05 Qershor 2026
muja-nenshkruan-ua-per-mbeshtetjen-e-fermereve-permes-pagesave-direkte-–-keto-jane-risite-per-sivjet

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, tha se sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte – Subvencionet 2026, përmes të cilit obligohet Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë të hapë thirrjen për mbështetjen e fermerëve të Kosovës.

“Pagesat do të realizohen shpejt, pas verifikimit, sipas afateve të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ”, tha ai.

Risitë kryesore të mbështetjes për vitin 2026, sipas Mujës, janë:

✅ 30% rritje për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur dhe në serra

✅ 30% rritje për sipërfaqet e mbjella me pemë

✅ 20% rritje për pagesat e grurit me rendiment të lartë

✅ 20% rritje për sipërfaqet e mbjella me mjedra

✅ 20% rritje për sipërfaqet e mbjella me patate dhe fasule

✅ 20% rritje për mbështetjen e mëshqerrave për riprodhim

✅ 20% rritje për mbështetjen e viçave për majmëri

✅ 10% rritje për sipërfaqet e mbjella me vreshta

✅ 7 cent për litër subvencion për qumështin

✅ 100 euro shtesë për secilin fermer që kultivon hektarin e parë

✅ 100 euro për hektar mbështetje për plehun artificial

✅ 54 euro për hektar mbështetje për naftën

✅ 500 euro mbështetje për të rinjtë dhe të rejat (18–29 vjeç) që regjistrohen për herë të parë në skemat e pagesave direkte.

Të gjitha kulturat tjera mbeten sipas vitit të kaluar.

“Me këtë paketë, po rrisim mbështetjen për prodhimin vendor, po fuqizojmë fermerin aktiv dhe po e bëjmë bujqësinë më të qëndrueshme e më konkurruese. Një risi e rëndësishme është se ky Udhëzim Administrativ, për dallim nga praktikat e deritanishme, është konceptuar si një kornizë afatgjatë sipas praktikave të BE-së. Qëllimi është që në vitet në vijim thirrjet për aplikim të hapen me kohë dhe të jenë të harmonizuara me kalendarin e punëve bujqësore, duke u mundësuar fermerëve planifikim më të mirë të prodhimit dhe investimeve të tyre”.

Komento: