
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka vlerësuar lidershipin e Bedri Hamza, duke theksuar rolin e tij në bashkimin e partisë dhe potencialin për të bashkuar edhe qytetarët.
“Bedri Hamza ka arritur ta reflektojë energjinë e tij bashkuese dhe qytetarët janë duke reflektuar. Hamza ka arritur me bashku PDK-në dhe jam i bindur se kështu si e ka bashkuar partinë do ta bashkojë të gjithë qytetarët dhe akterët brenda Kosovës, sepse kjo shoqëri ka nevojë për njerëz bashkues dhe për qasje të respektueshme”, ka deklaruar Tahiri në Kanal10.
Sipas tij, qasja bashkuese dhe respektuese është e domosdoshme për të adresuar sfidat me të cilat përballet shoqëria në Kosovë./Gazeta10