
Nuk po gjend vend te asnjë skuadër.
Milani po mendon t’i jap një mundësi të dytë Andre Silva-s.

Portugezi u afrua me shumë bujë nga Porto sezonin e kaluar, por nuk pati suksesin e menduar dhe shitja e tij dukej thjesht një formalitet. Pasi Sevilla vendosi të mos e blinte kartonin e tij, Marco Giampaolo, trajneri i ri i Milanit (në pritje) duket se nuk është shumë i sigurtë për shitjen e tij.
Sipas të perditshmes “La Gazzetta dello Sport”, Giampaolo e vlerëson portugezin si mjë sulmues inteligjent dhe partnerin ideal të Krzysztof Piatek për sezonin e ardhshëm. Prandaj shitja e portugezit nuk është me prioritet për “kuqezinjtë” pavarësisht interesimeve nga skudra angleze dhe turke për portugezin.