Pas 7 protestave që i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Ata që vijnë në Bulevard janë të rinj që duan të shfryhen

10:25 | 07 Qershor 2026
pas-7-protestave-qe-i-kerkojne-doreheqjen,-rama:-ata-qe-vijne-ne-bulevard-jane-te-rinj-qe-duan-te-shfryhen

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar çorba dhe spekulime protestat masive që po mbahen prej ditësh në Tiranë, me pjesëmarrjen masive të qytetarëve, kundër projektit të Zvërnecit dhe jo vetëm. Në podcastin e tij ‘Flasim’, kreu i qeverisë jo vetëm që nuk shfaqi në ndonjë moment dëshirën për të dialoguar me protestuesit, por me bindje tha se projekti në Zvërnec do të bëhet.

Ai tha se banorët e vërtetë të Zvërnecit janë pro projektit.

“10 vite më parë flamengon vriteshin dhe haheshin. 10 vite më parë pyjet priteshin dhe kamionët më dru pyjesh vinin nga veriu në jug. 10 vite më parë kur as kur bëhej fjalë për zona të mbrojtura, pasi zonat e mbrojtura ishin tok pa zot. Gjithçka bëhej pre e babëzisë. Çfarë do të kishte ndodhur sikur në këto 20 vite, nuk do ta zgjeronim hartën e zonave të mbrojtura në territorin e Shqipërisë. Shqipëria ka reputacion, dhe mbështetje nga Suedia dhe shtete të tjera. Fakti që nuk e imagjinojmë dot, pavarësisht dallimeve që mund të kemi në aspektet e tjera, që do të merrte kryesimin e Forest Europe, duke marrë stafetën nga Suedia, me bekimin e të gjitha vendeve, me mbështetje të zëshme. Këtë javë Shqipëria ka marrë dhe një tjetër lajm të mirë, përfshirjen e liqenit të Shkodrës në Unecso. Ky është shembull force që në Shqipëri nuk qeveris një forcë që abuzon dhe shkatërron, por kërkon të harmonizojë të dyja bashkë. Nëse zgjidhja është; ose të ndërtsosh ose të konservosh, duket se nuk ke kuptuar asgjë. Këtë javë shkova dhe takova banorët e Zvërnecit. Në një takim, për të gjithë ata që duan ta dinë, vlen shumë më shumë se çdo ulërimë, kujë, spekulim, nga çorba e ditëve të fundit. Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga flamengot online, si njerëz të mbledhur kokrra kokrra, por ata janë njerëz që jetojnë në atë zonë. Ata pretendojnë pronat e tyre aty. Aty ku do të zhvillohet projekti. Nuk vajta të takoja njerëz të mbledhur nga Narta poshtë, por ata që janë aty. Ata që e kanë interesin të drejtpërdrejtë, të drejtën e pronës, apo të drejtën që të dëgjohen. Në fund gjithçka ishte pozitive, mes njerëzve që diskutojnë si njerëz, që nuk i qepen njëri-tjetrin me gurë në trastë. Pavarësisht kërkesave që kishin, nuk dëgjova prej tyre që ky investim duhej të ndalej. Por

Komento: