Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës

12:30 | 07 Qershor 2026
lekundje-te-forta-ne-athine,-dy-termete-njera-pas-tjetres

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Athinë.

Tërmeti i parë u regjistrua me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa pas-lëkundja ishte edhe më e fortë.

Lëkundja e dytë u regjistrua 5.3 ballë të shkallës Rihter, teksa epiqendra ishte në zonën Mandudhi Evia, Kalkidha.

Insituti gjeodinamik i Athinës thotë se janë 3 goditjet sizmike, dy prej të cilave 4.3 dhe 4.8 ballë të shkallës Rihter. Thellësia llogaritet 5 km ndaj dhe u ndje deri në Athinë.

Për momentin nuk raportohen dëme.

Komento: