Hasanpapaj voton me bashkëshorten: Me shpresë, besim dhe vendosmëri vazhdojmë përpara

14:25 | 07 Qershor 2026
hasanpapaj-voton-me-bashkeshorten:-me-shprese,-besim-dhe-vendosmeri-vazhdojme-perpara

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë në rrugëtimin e tij politik.

Përmes një postimi, Hasanpapaj ka bërë të ditur se, krahas të drejtës kushtetuese për të zgjedhur, për herë të parë po ushtron edhe të drejtën për t’u zgjedhur, të cilën e konsideron një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.

“Sot, përveç të drejtës kushtetuese për të zgjedhur, për herë të parë po ushtroj edhe të drejtën për t’u zgjedhur. Kjo nuk është vetëm një privilegj, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe”, ka shkruar ai.

Hasanpapaj njoftoi se të drejtën e votës e ka ushtruar së bashku me bashkëshorten e tij, duke theksuar se Kosova meriton më shumë dhe se e ardhmja e vendit ndërtohet përmes punës, përgjegjësisë dhe përkushtimit.

Ai ka vlerësuar edhe mbështetjen e familjes në këtë rrugëtim, duke nënvizuar rëndësinë e të pasurit pranë njerëzit më të afërt në momentet e rëndësishme.

“Kur e ke pranë krahun e fortë, nuk e humb as drejtimin, as cakun”, është shprehur Hasanpapaj.

Në fund, kandidati i LDK-së ka theksuar se me shpresë, besim dhe vendosmëri do të vazhdojë angazhimin e tij për të ardhmen e Kosovës.

Komento: