Dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë në emër të gruas së tij, policia nis hetimet qytetarin në Shtime

14:45 | 07 Qershor 2026
demtoi-fletevotimin-dhe-tentoi-te-votoje-ne-emer-te-gruas-se-tij,-policia-nis-hetimet-qytetarin-ne-shtime

Një qytetar në një shkollë të Shtimes ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë.

“Rreth orës 12:22 jemi njoftuar nga zyrtarët policorë të angazhuar në një qendrën të votimit në një shkollë në Shtime, se një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për informata dhe zhvillime të tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me raport vijues’, tha ai.

Komento: