Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, përcaktoni fatin e Republikës

18:10 | 07 Qershor 2026
abdixhiku:-kane-mbetur-me-pak-se-dy-ore,-dilni-e-votoni,-percaktoni-fatin-e-republikes

Kreu i LDK’së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në këtë kohë të mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve.

“Kanë mbetur më pak se dy orë deri në përfundimin e votimeve në Kosovë. Dilni dhe votoni! Ushtroni të drejtën tuaj! Përcaktoni fatin e Republikës sonë, vendit që e duam të gjithë për katër vitet e ardhshme. Forca Kosovë!”, tha Abdixhiku.

Komento: