Detaje, kaq mandate do të kenë partitë politike sipas projeksionit të Bleron Baraliut

19:40 | 07 Qershor 2026
detaje,-kaq-mandate-do-te-kene-partite-politike-sipas-projeksionit-te-bleron-baraliut

Bleron Baraliu në edicionin special kushtuar zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit,  ka publikuar projekcionin e tij të parë për përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, bazuar në të dhënat dhe modelet e tij të analizës zgjedhore.

Sipas këtij projekcioni, Lëvizja Vetëvendosje prin  duke siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës projektohet të fitojë 19 mandate.

Sipas të njëjtit projekcion, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të sigurojë 6 mandate në legjislaturën e re.

Ndërkohë, 20 mandatet e mbetura parashihen t’u takojnë partive të komuniteteve joshumicë dhe subjekteve të tjera politike që garojnë në zgjedhje.

Komento: