Zv.kryeministri belg: Asnjë parti s’mund të qeverisë e vetme në Kosovë, koalicioni duhet të jetë prioritet

16:40 | 08 Qershor 2026
zv.kryeministri-belg:-asnje-parti-s’mund-te-qeverise-e-vetme-ne-kosove,-koalicioni-duhet-te-jete-prioritet

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Belgjikës, Maxime Prevot u ka kërkuar liderëve politikë në Kosovë që t’i japin fund bllokadës politike, pas zgjedhjeve të deshme parlamentare.

Ai shkroi në X se “asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme” dhe se prioritet duhet të jetë ndërtimi i një koalicioni.

“Kosova votoi. Tani u takon liderëve politikë ta respektojnë këtë zgjedhje duke punuar së bashku dhe duke i dhënë fund bllokadës aktuale politike. Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme. Ndërtimi i një koalicioni dhe formimi i shpejtë i institucioneve të qëndrueshme duhet të jenë prioritet”, shkroi ai.

Prevot tha se “truga përpara është e qartë: avancimi në rrugëtimin europian të Kosovës, riangazhimi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe vazhdimi i reformave që do ta afrojnë Kosovën me Bashkimin Europian”.

“Belgjika mbetet një mbështetëse e qëndrueshme e perspektivës europiane të Kosovës”, shkroi ai në fund.

🇽🇰 Kosova has voted. Now it is up to political leaders to honour that choice by working together and end the current political deadlock. No party can govern alone. Building a coalition and forming stable institutions quickly should be the priority.

The path ahead is clear:…

— Maxime PREVOT (@prevotmaxime) June 8, 2026

Komento: