Memoriali “Zani i Lirisë” për Adem Jasharin, Rama: Do të jetësohet zëri i heroit legjendar

18:05 | 08 Qershor 2026
memoriali-“zani-i-lirise”-per-adem-jasharin,-rama:-do-te-jetesohet-zeri-i-heroit-legjendar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do të bëhet me “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”.

Rama u shpreh i lumtur që Prishtina do të ketë një memorial që, sipas tij, do të shërbejë si dëshmi e përhershme e kujtesës historike dhe e trashëgimisë së komandantit legjendar Adem Jashari.

“Ky është projekti që e konceptualizon këtë ide në një hapësirë publike. Secili prej nesh e ka obligim ta ruajë dhe ta respektojë kujtesën historike. Jemi shumë të lumtur që ky proces po ecën përpara dhe se së shpejti do të krijojmë, në zemër të Kosovës, në Prishtinë, një dëshmi të përhershme ku do të jetojë përgjithmonë zëri i komandantit legjendar Adem Jashari, për gjeneratat e ardhshme, për secilin që vjen këtu, çdo turist e vizitor, edhe atëherë kur ne nuk do të jemi më. Urime kryeqytetit, urime Kosovës, lavdi familjes së heroit legjendar, gjeneralit Adem Jashari”, tha ai.

Rama shpjegoi edhe konceptin e memorialit, i cili do të bazohet në zërin e Adem Jasharit.

“Koncepti lidhet me qasjen e zërit. Këto janë elementet ku dëgjohen fjalët ‘Besa-besë’, ‘Vetëm një vdekje, se tjetër s’ka në këtë jetë’, si dhe shprehje të tjera. Ky është aspekti abstrakt që transformohet në hapësirë publike. Kur lexohen këto fjalë, aktivizohet edhe zëri që i shqipton ato. Ritmi i zërit është transformuar në formën e hapësirës publike. Memoriali përfshin edhe një fontanë, me ujin si pjesë të konceptit, që mund të simbolizojë jetën dhe ciklin e saj. Njëkohësisht, është menduar si një hapësirë që ofron qetësi shpirtërore për vizitorët”, tha Rama.

Komento: