Afër 5% të votave të numëruara, kjo është top 10-shja e PDK-së deri tani

20:40 | 08 Qershor 2026
afer-5%-te-votave-te-numeruara,-kjo-eshte-top-10-shja-e-pdk-se-deri-tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Deri më tani janë numëruar 4,40 për qind e votave, ose gjithsej 115 kuti.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, i pari me vota është kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, i përcjellur nga i dyti, Përparim Gruda.

Radha vazhdon me Arian Tahirin, Uran Ismailin, Elmi Reçicën, Arbnore Salihun, Kosovare Murselin, Vlora Çitakun, Sala Jashari dhe Rashiq Qalaj.

Komento: