
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht ka procesuar 24.82% të votave të numëruara. 2,498 (24,82%)
Në 620 vendvotime nga 2,498 sa janë në total, kandidati për deputet nga radhët e GUXO, Fatos Geci është nga fundi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje për vota.
Ai ka arritur të marrë veç 1 mijë e 880 vota.
Geci në një nga seancat në Kuvend, ku pati përshëndetur dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit, kishte thënë se i njëjti fat e pret edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
Krahas kësaj, në po të njëjtën seancë kishte përdorur edhe gjuhë seksiste ndaj tashmë ish-nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku.
“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i kishte thënë Geci, Çitakut.