Ndryshim i motit për sot, gjatë ditës priten reshje shiu

08:05 | 10 Qershor 2026
ndryshim-i-motit-per-sot,-gjate-dites-priten-reshje-shiu

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshrit.

Ndërkohë, temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 13 deri në 17°C, e ato maksimalet nga 26 deri në 29°C.

Era pritet të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1–11 m/s.

Komento: