Rama paralajmëron: Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta

08:50 | 10 Qershor 2026
rama-paralajmeron:-kryeqyteti-po-behet-gati-per-ditet-e-nxehta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar se kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta të verës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Prishtinës tha se fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës

“Mirëmëngjesi! Kryeqyteti po bëhet gati për ditët e nxehta. Fontanat publike po rikthehen në funksion, për t’i dhënë qytetit freski dhe ritmin e verës që po afron”, ka shkruar ai.

Komento: