
Lidhur me rastin një person është prangosur nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “sulm”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 14:10, kur Stacioni Policor në Pejë ka pranuar një informacion nga një qytetar se një person po kërkonte ndihmë në rrugën “Ramiz Gjema”.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën dhe të dyshuarin. Viktima ka deklaruar se kishte pasur mosmarrëveshje me të dyshuarin.