
Barcelona ka vendosur të mos aktivizojë klauzolën e blerjes prej 30 milionë eurosh për Marcus Rashford, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.
Sulmuesi anglez, i cili ishte pjesë e projektit të Barcelonës përmes një huazimi, pritet tashmë të rikthehet te Manchester United pas përfundimit të marrëveshjes aktuale.
Megjithatë, klubi katalanas nuk e ka mbyllur plotësisht derën për Rashfordin.

Sipas burimeve të njëjta, Barcelona mbetet e hapur për alternativa të tjera bashkëpunimi, përfshirë një huazim të ri, nëse kushtet financiare dhe sportive rezultojnë të favorshme.
E ardhmja e sulmuesit anglez mbetet ende e paqartë, ndërsa pritet që gjatë merkatos së ardhshme të ketë zhvillime të reja rreth situatës së tij.
Për momentin, Rashford duhet të rikthehet në Old Trafford, ku do të vendoset për hapat e radhës në karrierë.