Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me vota Vjosa Osmanin

12:38 | 10 Qershor 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 62,09% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Aktualisht, në Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i saj, njëherit dhe kandidati për Kryeministër, Albin Kurti ka marrë 147,433 Vota, kur janë numëruar 1,551 vendvotime nga 2,498 sa janë në total.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza deri tani numëron 73,035 Vota.

Në vend të tretë, si bartëse e listës së LDK-së, Vjosa Osmani ka marrë aktualisht 48,135 Vota.

Ndërsa Ardian Gjini i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 24,857 Vota.

Komento: