
Aleanca e drejtuar nga Ardian Gjini ka befasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ky subjekt pa llogaritur votat e diasporës ka siguruar tetë mandate në Kuvendin e Kosovës.
Ardian Gjini e Daut Haradinaj kanë paralajmëruar se nuk do të jenë pjesë e legjilsativit.
Kështu, Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramdani, Time Kadriaj e Albana Bytyqi tanimë kanë krijuar një epërsi të konsiderueshme ndaj kandidatëve të tjerë të këtij subjekti.
Keq me vota nuk janë as Agim Çeku, Arbër Tolaj e Avni Arifi. Mbetet të shihet nëse Aleanca do t’i ruajë këto mandate pas numërimit të votave me postë.