Conte i shokon të gjithë, e nxjerrë në shitje yllin e madh

23:23 | 16 Qershor 2019

Icardi nuk do të jetë pjesë e Interit.

Inter ka ide të qarta. Mauro Icardi nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte për sezonin e ardhshëm.

E të gjendur përballë kësaj situate, klubi zikaltër i ka vendosur çmimin argjentinasit, emri i të cilit është lidhur ngushtë me shumë skuadra të rëndësishme Europiane. Real Madrid, Manchester United dhe sigurisht Juventus kanë shfaqur interes për të.

Sipas të përditshmes “Gazzetta dello Sport ” shoqëria milaneze ulet në negociata me klubet e interesuara nëse këto të fundit ofrojnë jo më pak se 70 milionë euro.

Shifër e konsiderueshme, por shumë e largët nga klauzola që kishte në gjysmën e dytë të sezonit. Kartoni i tij vlente plot 110 milionë euro dhe për këtë fakt, Juventusi ndjek nga afër situatën.

Komento: