
Familja Zariqi kërkon mbështetjen dhe lutjet e të gjithëve për vogëlushin Nil Zariqi, vetëm 6 muajsh, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë të veshkave. Aktualisht, Nili ndodhet në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin e Prishtinës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas njoftimit të familjes, mjekët kanë rekomanduar që trajtimi i Nilit të vazhdojë urgjentisht jashtë vendit, pasi gjendja e tij kërkon kujdes të specializuar mjekësor.
Pas kontakteve me një spital në Turqi, familja ka marrë përgjigjen se kostoja e trajtimit arrin në rreth 85 mijë euro, një shumë e papërballueshme për ta.
Përmes një apeli publik, familja u ka bërë thirrje qytetarëve, humanistëve dhe bizneseve që të kontribuojnë sipas mundësive, në mënyrë që Nili të ketë mundësinë të marrë trajtimin e nevojshëm.
“Çdo kontribut, sado i vogël, përfaqëson një shpresë më shumë për shërimin e Nilit”, thuhet në apelin e familjes.
Të dhënat për donacion:
Përfituesi: Gazmend Zariqi
Banka: Raiffeisen Bank Kosovë
Nr. i llogarisë: 1501070001101412
IBAN: XK051501070001101412
SWIFT Code: RBKOXKPR
Kontakt: +383 44 277 633
Familja ka falënderuar të gjithë ata që do të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje në këtë betejë të vështirë për jetën e Nilit, duke shpresuar se solidariteti i qytetarëve do t’i japë atij mundësinë për trajtimin e nevojshëm dhe një të ardhme më të mirë.
